Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Sot u lirua nga akuzat për rastin “Pronto”/ Ish-këshilltari i Kadri Veselit i pafat, akuzohet për batërdi në Hekurudhë

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Nijazi Kryeziu duket se është i pafat me çështjet e drejtësisë. Pak kohë më parë atij ju ngrit akuzë për rastin “Pronto”, për punësime me mik, por sot prokuroria vendosi ta lirojë nga akuzat për këtë rast.

Mirëpo po këtë të premte, Kryeizut i është ngritur një akuzë tjetër. Këtë herë ai akuzohet se ka keqpërdoruar detyrën gjatë viteve 2014-2016 dhe ka shkaktuar dëme në kurriz të kompanisë që menaxhon Hekurudhat e Kosovës.

Bashkë me ish-këshilltarin e Kadri Veselit akuzohen edhe paraardhësi i tij, S. P., si edhe një drejtor tjetër me inicialet V. I..

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore të Prizrenit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër S.P., N.K., V.I., B.N., B.K., A.Th., dhe N.A., në cilësinë e personave zyrtarë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës,  i akuzuari S.P., në periudhën kohore 2012-2014, N.K., në periudhën kohore 2014 -2016 dhe V.I., në periudhën kohore 2016-2017 në Prizren, duke punuar si persona zyrtarë në cilësinë e drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat zyrtare, me qëllim  të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër në rastin konkret pronarëve të objekteve të ndërtuara, e duke i shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret “Hekurudhat e Kosovës” – ‘’InfraKos’’ me seli në Fushë Kosovë.

Të akuzuarit S.P., N.K., dhe V.I., kanë shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit, si dhe kanë bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Në këtë mënyrë, secili prej të akuzuarve veç e veç në vazhdimësi kryen veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nënpagrafi 2.2 të KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari B.N., gjatë vitit 2013 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Drejtorit për Inspeksion pranë Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat ose nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër, si dhe duke i shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret “Hekurudhat e Kosovës” me seli në Fushë Kosovë, pasi që ka bërë tejkalimin e kompetencave.

Po ashtu, i akuzuari ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit të cilën e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Me këto veprime B.N., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.2 të KPRK-së.

I akuzuari B.K., gjatë vitit 2012 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Inspektorit të ndërtimit pranë Drejtoratit për Inspeksion të Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat ose nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim  të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër si dhe duke shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret ‘’Infrakos’’ me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që duke bërë tejkalimin e kompetencave, me ç’rast pronën, patundshmërinë si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Në këtë mënyrë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

I akuzuari A.Th., gjatë vitit 2013 në Fushë Kosovë, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Kryeshefit pranë “Infrakos”- Hekurudhat e Kosovës i zgjedhur në Janar të vitit 2012, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim  të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër, shkakton dëm personit tjetër në rastin konkret “Infrakos” me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që nuk i përmbush detyrat zyrtare edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta.

Me këto mosveprime, pronën, patundshmërinë si dhe infrastrukturën e hekurudhës në pjesën e Komunës së Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Me çka ka në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.2 të KPRK-së.

I akuzuari N.A., gjatë vitit 2013 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Menaxherit të patundshmërive dhe bashkëpunëtor profesional pranë “Infrakos”, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim  të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër, duke shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret “Infrakos” me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës, duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta.

I akuzuari N.A. pronën, patundshmërinë si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit, e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Me këto veprime i akuzuari N.A., në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.2 të KPRK-së.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të akuzuarit  S.P., N.K., V.I., B.N., B.K., A.Th., dhe N.A., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së, pasi që kompanisë në fjalë i kanë shkaktuar dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.​

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *