Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës përmes një konference për media u shpreh i bindur te fitorja dhe deklaroi se dita e sotme solli fundin e një regjimi dhe dërgimin në shtëpi të kryeministrit Rama.
“Sot është një ditë e madhe dhe një ftore e madhe për të gjithë Shqipërinë. Sot ata e mposhtën Edi Ramën. I thanë stop një njeriu që i vodhi dhe e çuan në shtëpi. Sot qytetarët votuan për familjet e tyre dhe për të ardhmen e tyre. Ata sot mposhtën një regjim. Faliminderit të gjithë qytetarëve dhe natën e mirë”, tha Rrushaj.