Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

”Sot ndahet shapi nga sheqeri”, pedagogu apel të fortë opozitës: Lëreni Facebook-un, ejani në shesh! (Video)

Teksa vijon tashmë prej afro tre orësh rezistenca e artistëve përballë policisë në ambientet përpara godinës së Teatrit Kombëtar, mesazhet në Fax News nga protagonistët kanë qenë të shumta.

Thirrjes së artistëve për mbështetje nga ana e qytetarëve, duket se u janë përgjigjur këta të fundit, të cilët sot kanë qenë më të shumtë në numër në sheshin përpara Teatrit.

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka pasur një apel të drejtpërdrejtë sot dhe për drejtuesit e opozitës, të cilëve iu ka kërkuar që të lënë statuset në rrjetet sociale dhe të zbresin në shesh.

“Këtu ndahet shapi nga sheqeri, nëse sot opozita nuk vjen këtu , atëherë tregon se atë popull që ka mbledhur rreth vetes e ka vetëm për qëllimet e tij personale.

Është gjendje e jashtëzakonshme, e mbushur me spiuna, është thjesht një shtet që ka makina të bukura, ndërsa nga brenda është një kalbësirë totale. Do kthehemi në një popull nomad, që do bredhim rrugët e botës”, u shpreh Goci.

Goci tha se në rast se shkatërrohen të gjitha simbolet kombëtare, atëherë shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për të qendruar dhe për t’u kthyer në vendin e tyre.

Burime nga PD bëjnë me dije se drejt godinës së Teatrit janë nisur ish-deputetë të kësaj force politike, për të qëndruar krah artistëve.

Çpo ndodh prej mëngjesit te Teatri Kombëtar: 

Ajo që artistët i trembeshin prej më shumë se një viti po ndodh mëngjesin e sotëm. Forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar dhe po nisin aksionin për prishjen e tij.

Pavarësisht pranisë së dhjetra qytetarëve, duket se policia e rendit dhe ajo bashkiake janë të vendosura për të zbatuar urdhërat e dhëna nga lart.

Mes artistëve dhe policisë ka pasur dhe përplasje civile, ndërsa regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.

Në një prononcim për gazetaren e Fax News, Edona Haklaj, Budina u shpreh se i ka të regjistruara të gjitha fytyrat që e tërhoqën zvarrë.

“Kriminelët më morrën zvarrë, si të isha një leckë, kjo është një gjë e ndyrë. Ne po mbrojmë kulturën dhe qytetarinë shqiptare, të vijë një polici që ska pikën e dinjitetit, nuk e di se çfarë mund të themi.

Sa të jetë jeta nuk do ta harroj, Edi Rama mbaje mend këtë që më ke bërë, ti dhe këlyshët e tu, asnjëherë nuk të kam sulmuar direkt, po këtë që ndodhi sot nuk mund ta fal.

Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak”, u shpreh Budina.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *