Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Sot korr suksese si aktor humori, por s’do ta merrnit kurrë me mend punën e parë të Florjan Binaj

Florjan Binajn e njohim si një prej aktorëve më të spikatur të “Portokalli”, ose si piktor që ka përfunduar studimet për art pamor. Por ai e ka nisur duke bërë punë nga më të rëndomtat, që në moshën 8-vjeçare.

I ftuar sot tek “E Diell” bashkë me aktorin Ledio Lako, Flori tregoi disa nga punët e tij të para, të cilat kanë qenë nga më të ndryshmet.

Në një intervistë ku pyetjet ia bënin ata njëri- tjetrit, Ledio e pyeti Florin se cila ka qenë hera e fundit kur ka punuar pa pagesë.

Por, përgjigja e Florit zbuloi të shkuarën e panjohur si fatorino në furgon.

“Unë kam punuar që 8 vjeç.”, e nisi Flori, “Kam filluar të shes piktura, apo dhe punë të ndryshme. Kam punuar ‘security’ nëpër panaire, kam punuar tek dyqani i babit tim, e ndihmoja pa lekë, kam punuar edhe fatorino furgoni në unazë.”

Binaj është prej vitesh i martuar me Sadina Allën, me të cilën ka dy fëmijë. Çifti janë njohur gjatë viteve si nxënës në liceun artistik “Jordan Misja” ku studonin të dy për pikturë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *