Joe Biden është betuar si President i 46-të i SHBA.
Në fjalën e tij para amerikanëve tha: “Kjo është dita e amerikanëve. Kjo është dita e demokracisë. Sot ne festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të demokracisë. Demokracia është e brishtë, por shumë e cmuar. Disa ditë më parë, ka pasur sulme terroriste në Capitol Hill, por unë betohem që të vazhdoj transferimin. Ashtu siç jemi ne në rrugën amerikane me guxim, kurajo dhe sinqeritet. Faleminderit nga thellësia e zemrës time dhe e di ekselencën e Kushtetutës Amerikane. Sapo mora betimin tim si President duke falenderuar paraasrdhësit tanë, duke filluar nga George Washington. Ky është një moment i jashtëzakonshëm.
Kemi arritur shumë por kemi akoma më shumë për të bërë. Kemi shumë për të ndërtuar dhe për të shëruar nga administrata tjetër. Nuk kemi pasur moment më të vështirë se castet ku ndodhemi tani se një virus vdekjeprurës ka goditur botën. Miliona njerëz kanë humbur punën.
Ne duhet të përballemi me sulmet terroriste që kanë ndodhur në Capitol Hill, e me virusin vdekjeprurës, por do triumfojmë. Por kjo kërkon që të gjithë të bashkohemi bashkë. Po betohem që do vazhdoj të njëjtën luftë si Abraham Lincoln. Ne mund ti dërgojmë fëmijët në shkollë dhe të largojmë këtë virus vdekjepurës. E di që forca e virusit është e fortë, por gjithashtu e di që ne të gjithë jemi të barabartë dhe nuk ka vend për dhunë.
Fitorja asnjëherë nuk është e sigurtë. Ne duhet të trajtojmë njëri-tjetrin me dinjitet e respekt dhe të komunikojmë me njëri-tjetrin. Nëse vazhdojmë me dhunë, do kemi të njëjtën kaos e problematika, nuk do ecim përpara, por bashkimi bën fuqinë dhe është rruga e duhur. Ne njihemi si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk kemi dështuar kurrë. Prandaj sot, le të fillojmë një epokë të re për Amerikën, të tregojmë respekt për njëri-tjetrin. Duhet të kuptojmë kulturën e misinformacionit. Ne prapë fituam dhe këtu po qëndrojmë. Dr Marther Luther King ka folur për ëndrrën e tij amerikane ku mijëra protestues kurajozë që po mbronin demokracinë. Do luftoj për ata që na kanë mbështetur dhe nuk e kanë mbështetur. Ne si amerikanë na dallon për të vërtetën dhe sinqeritetin. Ne duhet të mbrojmë kombin dhe të vërtetën.
Ne e kuptojmë që e gjithë bota po na sheh të gjithëve sot dhe ky është mesazhi im: Amerika është testuar dhe do punojmë fort dhe të vendosim fuqinë në mbarë botën. Do jemi partner i fortë për sigurinë dhe paqen. Do ju lutesha të më bashkoheshit për një minutë heshtje për 400 mijë bashkëkombasit që humbën jetën nga Covidi.
Do mbroj kushtetutën, demokracinë dhe Amerikën. Do ju shërbej juve, popullit amerikan. Le të jetë kjo historia e Amerikës. Demokracia dhe shpresa të mos vdesin. Zoti e bekoftë Amerikën.“