Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Sot është dita që do të vdesim”, e reja rrëfen momentet e tmerrit nën izolim: S’më linin të haja dhe të pija

Sophie Crockett u mbajt për dy vite me radhë e mbyllur nga Simon Tibble, që e kishte rrëmbyer atë që në moshën 17-vjeçare.

Pasi u lirua nga “kthetrat” e tij, ajo ka treguar për mediat e huaja çdo vuajtje që ka kaluar. Në ditët e fundit së bashku, asaj nuk i lejohej të hante, të flinte, të pinte apo edhe të shkonte në tualet.

Sophie arriti të shpëtojë vetëm kur një lodër po bënte zhurmë pa ndalim dhe abuzuesi i saj Simon Tibble hapi derën për ta hedhur jashtë.

Simon Tibble shfrytëzoi këtë moment dhe u largua rrufeshëm nga shtëpia. Tibble, 30 vjeç, i cili u përshkrua nga një gjykatës si “një rrezik për të gjitha gratë”, kontrollonte çdo aspekt të jetës së saj, mënyrën e veshjes dhe momentet kur shkonte në tualet. Madje, në ditët e fundit ai e ka kërcënuar edhe me vdekje.

“Ai më izoloi nga njerëzit që unë i dua, më bindi se ai ishte i mirë për mua dhe më pas kur kuptova gjithçka, më mbajti me dhunë, duke më kërcënuar se do të vriste familjen time nëse nuk u bindesha urdhrave të tij.

Ai ka shumë ngjashmëri me ata dy monstrat e tjera, Josef Fritzl dhe Wolfgang Přiklopil. Më mbajtën të burgosur, nuk më lejonin të haja, pija ose lëvizja. Një ditë, me thikë në fyt më tha: Sot është dita që do të vdesim””, tha Sophie Crockett.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *