Në orën 11.00, kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së e LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, do të shkojnë në Prokurorinë e Tiranës për të bërë publike, një padi penale kundër kryeministrit Edi Rama.
Nuk dihen ende detajet, por zhvillimet e forta politike të ditëve të fundit kanë pasur të bëjnë me pengimin e drejtësisë nga ana e Ramës për rastin e Xhisela Malokut. Sot opozita nuk do të jetë e pranishme në Kuvend, sicc ka bërë në të gjithë këtë sesion të ri parlamentar.
Një pjesë e demokratëve do të zbarkojnë sot në rrethe për të nisur organizimin e bazës.
(E.K/FAXWEB.AL)