Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalimin përmbyllës të fushatës për qytetin e Durrësit pasditen e sotme, ka ironizuar me presidentin e vendit Ilir Meta në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për cënimin e votës.
Teksa nuk u mor aspak me rastet e shitblerjes së votës nga individë pranë PS-së, Rama u shpresh se ditën e sotme ai priste që Ilir Meta të merrte sëpatën dhe të shkonte t’i priste duart personave të LSI-së të kapur me presh në duar për blerje votash, por një gjë e tillë nuk ndodhi sipas kryeministrit.
“Sot një deputet i Ilir dhe Monikës u kap me presh në duar. U kap duke blerë vota. Unë thash tani dil Like merr sëpatën dhe shko prei duart. Mirë që Likja nuk doli por bëri një postimi ku tha dilni votoni për vëllazërinë, dilni votoni se e diela është ditë feste. O Like të kisha thënë: O lëre rakinë o do të ta nxjerrin me zorë.
O Like, kur e lë vet është më mirë se e lë avash avash, se kur ta nxjerin me zorë ta nxjerin nga hundët.
Tani mos dil më, rri mirë aty ku je, shumë mirë e the, jam dakord me ty, ditën e diel do të jetë ditë feste, ditën e diel të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellat e historisë do të kthehen në lepuj, që të gjithë. Armata jonë e zemrave, mendjeve, qytetarisë, buzëqeshjeve, jo me klithma, britma, ulërima, sfurqe, sëpata, armë, por me zemër.
25 prilli është përplasja e fundit mes atyre që në historinë tonë kanë përfaqësuar një mallkim, që Shqipëria s’bëhet, që shqiptarët të shohin çfarë të kapin aty për aty, sepse këta janë vetëm ai mallkim që njëherë merr pamjen, emrin, zërin e Haxhi Qamilit, njëherë merr pamjet, emrin e zërin e Rrapush Xhaferrit, Sudes, Vehbiut, Saliut, pastaj merr pamjen e Lulit”, tha Rama.