Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Sot beteja finale e “Astirit” me shtetin, qindra policë gati për nisjen e aksionit të shembjeve

Sot në zonën e Astirit pritet të “luhet” beteja finale e banoërve që kanë më shumë se një viti që protestojnë, me forcën e shtetit, që ende pa gdhirë është shfaqur e shumtë në numër.

Qindra punonjës policie kanë rrethuar të gjithë zonën, dhe nga momenti në moment pritet që të nisë dhe shembja e banesave.

Vetë banorët e kanë gdhirë gjithë natën në rrugë, dhe kanë bërë thirrje të vazhdueshme që në mbështetje të tyre të shkojë çdo qytetar i Tiranës, që e ndjen veten të kërcënuar nga kjo qeveri.

Do të ishte 3 Nëntori i vitit të kaluar kur banorët e Astirit do të dilnin për herë të parë në rrugë, duke denoncuar projektin e Unazës së Madhe, që rrezikonte shembjen e banesave të tyre, dhe prej atëherë ata kanë vazhduar protestën e tyre të përditshme.

Ka pasur të shoqëëruar, të arrestuar, të burgosur, të dhunuar, por kauza dhe bashkimi ishte ajo që bëri që kjo të ishte një nga protestat më të gjata që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë.

Që prej fillimit banorët janë shprehur se projekti është korruptiv dhe nuk lëshojnë shtëpitë nëse nuk do marrin dëmshpërblime, sipas vlerës së tregut, pasi dhe personat që kanë pasur letra të rregullta janë shprehur se dëmshpërblimi që kanë marrë nga shteti është qesharak.

Projekti u denoncua dhe nga Partia Demorkatike, e cila zbuloi se një kompani që kishte fituar tenderin, DH Albania, pas të cilës dyshohet se fshihet biznesmeni Baskim Ulja, ishte e regjistruar në SHBA dhe ishte offshore. Projekti deri tani është anuluar dhe ndryshuar disa herë dhe duket se ka ngecur për shkak të procedurave, mirëpo sot IKMT, e mbështetur nga policia do të ndërhyjë.

Me zbardhjen e ditës kanë nisur dhe lëvizjet e para të banorëe, të cilët kanë hedhur disa lëndë plasëse në rrugë, ndërsa nuk kanë munguar as gurët dhe mjete të tjera, që pritet të përdorin qytetarët në mbrojtje të banesave të tyre.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *