Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, pas vizitës mbrëmjen e sotme në qendrën e numërimit të votavë te ‘Muzeu Kombëtar’, apeloi përmes një postimi në Twitter vijimin e procesit të numërimit me një integritet të lartë nga ana e numëruesve. Soreca ritheksoi thirrjen ndaj forcave politike për të pritur me durim rezultatin e zgjedhjeve dhe për ta pranuar atë.
“Vizitë në qendrën e numërimit në Muzeun Kombëtar në Tiranë, ku operacionet kanë filluar. Ne presim që ato të vazhdojnë me nivelin më të lartë të integritetit dhe përgjegjësisë. Ne e mirëpresim thirrjen e udhëheqësve të partive për rëndësi për të pritur me durim rezultatet e numërimit. Do të jetë po aq e rëndësishme të respektohet rezultati i zgjedhjeve”, tha Soreca.