Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Soreca zbardh detaje nga Konferenca e Donatorëve për tërmetin: Do të ftohen më shumë se 140 vende…

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka treguar detaje nga Konferenca e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në 17 shkurt për të mbledhur të ardhura për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Në një intervistë për revistën “Monitor”, Soreca deklaroi se pjesë e konferencës do të jenë më shumë se 140 vende, organizata dhe përfaqësues të lartë të shoqërisë.

“Komisioni Evropian ka njoftuar një angazhim të parë prej 15 milionë eurosh për nevoja të rimëkëmbjes, dhe i ka ofruar Shqipërisë të organizojë një konferencë të donatorëve për të mobilizuar burimet financiare bazuar në raportin e PDNA-së. Jam i lumtur të njoftoj se konferenca do të zhvillohet më 17 shkurt, në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.

Do të ftohen më shumë se 140 vende, organizata ndërkombëtare, institucione financiare ndërkombëtare, sektori privat dhe përfaqësues të shoqërisë civile në nivelin më të lartë. Unë jam shumë i vetëdijshëm që një numër i madh familjesh ende jetojnë në tenda dhe janë në rrezik për shkak të sezonit të dimrit.

Prandaj, Komisioni Evropian ka dislokuar një ekspert të reagimit ndaj emergjencave në Shqipëri për të ndihmuar për mbikëqyrjen e nevojave humanitare të popullatës së prekur”, tha Luigi Soreca.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *