01:39 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Soreca përkrah ambasadoren Kim: Mos ndërhyni në reformë, shqiptarët meritojnë integrimin në BE

20:51 | 21/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadorja amerikane dhe Luiggi Soreca zbarkojnë në kryeministri, zbulohet për çfarë u diskutua

Ndërkohë që deklarata e ambasadores Yuri Kim bëri bujë ditën e sotme, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i cili shkruan se shqiptarët meritojnë futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Soreca nuk ka komentuar deklaratat e Kim si dhe përgjigjet e Ramës dhe Bashës, por që me komentin e tij ju kujton palëve plotësimin e 15 kushteve që kërkon BE.

Ai thotë se zbatimi in reformës në drejtësi duhet të vazhdojë dhe të ruhet ndërsa pohon se nuk është koha për të rihapur diskutime për të rritur efikasitetin e tij dhe forcimin e burimeve që disponon.

“Zbatimi i reformës vazhdon dhe duhet të ruhet. Kjo nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e saj, por për të rritur efikasitetin e tij dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësi të pavarur të përditshme që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të sjellë përpara Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit në BE.  #BE për Shqipërinë”, shkruan Soreca.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim me anë të një statusi në “Twitter” shkruan se uron që mos ketë marrëveshje mes palëve për sabotim të reformës në drejtësi. Ambasadorja nënvizon se reforma është e dhimbshme, por duhet të vazhdojë përpara.

Postimi i ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim: “Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.”

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur ambasadores së SHBA ku shkruan se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që bëhen në lidhje me reformën në drejtësi, iu shërbejnë atyre që duan ta devijojnë dhe minojnë këtë reformë.

Kujtojmë se pasditen e sotme edhe kryeministri Rama reagoi për deklaratën e Kim me një frazë të William Shakespeare “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Pendohem shumë që nuk e bëra një fëmijë…”, aktorja e njohur rrëfen pengun e jetës

Para

Konfirmohet rihapja e fluturimeve, BE prezanton udhëzimet për masat

Para
Pronari i ri “offshore” i aeroportit të Rinasit rekord fitimesh në 2016-ën, plot 17 milionë euro

Konfirmohet rihapja e fluturimeve, BE prezanton udhëzimet për masat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.