Ambasadori i Bashkimit Europian ka falenderuar qeverinë shqiptare pasi e ka mbështetur thotë ai për riatdhesimin e 70 shtetasve të vendeve të Bashkimit Europian që ishin bl;lokuar në vendin tonë.
Sipas Sorecës ky është një shembu;; i prekshëm solidaritetiqë vjen në kohë nevoje.
“Faleminderit ?? Qeveria shqiptare për përkrahje konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 # shtetasve të BE-së # Shteteve Anëtare ende të bllokuar në Shqipëri që nga shpërthimi në vendin e # COVID19. Një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret që siguron në kohë nevoja”, shkruan Soreca në Twitter.
Ndërkohë nuk bëhet me dije se kush paguan kostot e kthimit të personave në fjalë por ajo që dihet është se po transportohne me “Air Albania”.
Nga ana tjetër kujtojmë se qeveria shqiptare ka garantuar se me paratë e saj do riatdhesonte të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbetur rrugëve të botës pas krijimit të situatës së emergjencës dhe bllokimit të transportit në sajë të pandemisë së koronavirusit.
(F.GJ.FAXWEB.AL)