Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare do të luhet në mbrëmjen e sotme në Stadiumin Nacional.
Formacioni i Kombëtares Shqiptare është zbuluar dhe në fushën e blertë do të jenë Cikalleshi, Manaj, Gjasula, Bare, Memushaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Lemjani e Berisha në portë. Sipas informacioneve, skema e aplikuar nga Reja do të 5-3-2.
Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Edi Reja zhvilluan pasditen e së martës seancën e fundit stërvitore. Stërvitja e fundit e kombëtares shqiptare ishte e një intensiteti më të lartë dhe deri tani asnjë prej futbollistëve nuk shfaqi probleme fizike.