Sonte në mbrëmje do të jetë nata e parë e festivalit “Eurovizion Song Contest 2019” që organizohet në Telaviv.
Ky festival zhvillohet në tre ditë. Në natën e parë të festivalit konkurojnë 17 shtete: Mali i Zi, Finlanda, Polonia, Slovenia, Republika Çeke, Hungaria, Bjellorusia, Serbia, Belgjika, Gjeorgjia, Australia, Islanda, Estonia, Portugalia, Greqia dhe San Marino.
Ndërkohë që përfaqësuesje e Shqipërisë, këngëtarja Jonida Maliqi do të performojë në natën e dytë të festivalit me këngën ‘Ktheju Tokës’. Ajo do të jetë e 14-ta në rradhë e cila përkon dhe me kodin e votimit për këngën shqiptare.
Organizatorët e festivalit kanë premtuar surpriza dhe ndër të tjera në këtë festival do të këndojë dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira.