Moderatorja e njohur e ekraneve shqiptare Sonila Meço prej kohësh është larguar disi nga televizioni, duke u fokusuar më së shumti në jetën e saj private.
Kështu herë pas here ajo ndan me ndjekësit moment nga jeta e saj krah së bijës dhe bashkëshortit, ndërsa dje ka postuar një foto vërtet të veçantë.
Në qendër të fotos janë bashkëshorti i saj dhe vajza në një nga ato momente ku baba-bijë i kushtojnë vëmendje vetëm njëri-tjetrit. Duket që diçka po flasin mes tyre.
Pikërisht këtë kuriozitet do të shuajë edhe Sonila e cila shkruan: “Ç’nuk do jepja ta di për çfarë diskutojnë kur nuk jam unë aty, këta të dy…!”