AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Sondazhet e nxjerrin PD forcë të parë politike në vend”, flet Basha: Ja si do e bindim elektoratin gri

‘Të gjitha sondazhet e nxjerrin sot Partinë Demokratike, si forcë të parë politike në vend’, kështu është shprehur së fundi kreu i opozitës Lulzim Basha, ndërsa thotë se forca e tij politike po punon për të bindur elektoratin gri,

Në një intervistë për gazetën ‘Mapo’, Basha shprehet se është përgatitur një program ekonomik në bashkëpunim me gjermanët e CDU-së si dhe janë përgatitur paketa antimafia dhe antikorrupsion.

‘Të gjitha sondazhet e nxjerrin sot Partinë Demokratike forcën e parë politike në vend, një fenomen që ka, të paktën, dy dekada që nuk ndodh në Shqipëri.

Ne po bëjmë gjithçka të bindim edhe elektoratin e pavendosur se PD është alternativa më e mirë për vendin. Dhe për këtë ne kemi hartuar një program ekonomik në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët gjermanë të CDU-së dhe në konsultim të gjerë qytetarë.

Kemi gati platformën antimafia dhe antikorrupsion me të cilën çdo kush që ka futurt duart në pasuritë publike do t’ua kthejë mbrapsh qytetarëve, kemi paraqitur propozimet tona për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Unë jam i vendosur të çoj përpara misionin tim për t’u dhënë shqiptarëve në qeverisje, modelin europian që meritojnë’, është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha.

(E.K/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *