Sokol Rama është vrarë me armë zjarri. Ky është versioni zyrtar që policia ka bërë të ditur pak minuta më parë.
” Nga kqyrja paraprake nga grupi hetimor dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së qarkut Gjirokastër.
Njoftimi i policisë
Në vijim të veprimeve hetimore dhe kërkimeve të kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit S.R, i cili ishte shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”, paraditen e sotme në zonën e Malëshovës, Bashkia Këlcyrë, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë” është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S.R.
Nga kqyrja paraprake nga grupi hetimor dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.
Rikujtojmë se Sokol Rama u zhduk (lexo këtu) 14 ditë më parë, ndërsa është gjetur i vdekur sot në një humnerë të zonës së Malishovës , brenda makinës së tij (lexo këtu).
Ndërkohë policia bën me dije se është shpallur në kërkim dhe Rolan Milo, shoku i viktimës Rama, i cili është zhdukur pa gjurmë në datë 8 shkurt.
Burimet policore bëjnë me dije se Milo është person që mund të ketë informacione për vrasjen e Ramës dhe për aktivitetin e këtij të fundit.