Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe Gjitha

Sokol Balla sapo e konfirmoi: Rruga ime ndahet sot me ju

Kishte disa ditë që njerëzit pyesnin veten: Do të largohet apo jo Sokol Balla nga Top Channel?!

Lajmi po qarkullonte prej kohësh në media dhe u bë me dije se arsyeja e këtij largimi u bë intervista e tij me Sajmir Tahirin, e cila nuk u prit mirë nga drejtuesit e televizionit duke i shkaktuar atij konflikte me ta.

“Uroj që jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbylli shumë kapituj për shumë nga ne. Një nga ta edhe unë. Në këtë fund 2017 dua të uroj së pari kolegët e mi të Top Channel me të cilët kalova më shumë se 12 vjet të paharruar dhe me të cilët rrruga ime ndahet sot, gëzuar 2018. Koli,”- shkruan Sokol Ball, duke shuar kështu të gjith pikëpyetjet.

Mësohet se vendin e Sokol Ballës si drejtori informacioni dhe si drejtues i emisionit “Top Story” do ta zërë gazetari Endri Xhafo.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *