Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fushatës në qytetin e Fierit, është ndaluar nga një vajzë e re e cila tha se ishte një socialiste e demoralizuar. Ajo iu shpreh Bashës se nuk mund të pranojë që kjo qeveri të udhëheqë sërish, ndërsa u shpreh se më mirë të vdes nga Covid-i se të udhëhiqet sërish nga e njëjta qeveri.
“Unë jam një ish-socialiste e demoralizuar, këta manipulatorë duan 8 vite të tjera të na shtypin. Ne më mirë vdesim nga Covid-i se të udhëheqë ai prapë.”, u shpreh vajza.
(R.G/Faxweb.al)