Arben Pëllumbi, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste ka theksuar në një intervistë për Fax News se personat të cilët janë “djegur” nga dekriminalizimi nuk kanë të drejtë të jenë përfaqësues të popullit.
Por Pëllumbi i la një derë hapur duke shtuar se ata mund të vazhdojnë të japin kontributin e tyre ne mënyra të tjera në partitë ku operojnë, përshkak se të qenurit subjekt i dekriminalizimit thjesht të ndalon të përfaqësosh popullin.
Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku, dhe të larguarit e LSI që i janë bashkuar PS-së, a e dëmtojnë partinë?
Pëllumbi: Dekriminalizimi, nuk te ben detyrimisht kriminel. Personazhet që ju përmendët kanë të drejtën e tyre për të vazhduar të japin kontributin në prtite ku operojnë. Por ata nuk mund të jenë përfaqësues të popullit. Personalist ka përgjegjësi penale, moralisht kanë përgjegjësi edhe të atyre me të cilët bashkëpunojnë.
Ligji dekriminalizimt duhet të jetë i përkohshëm, sepse kufizon të drejtat e njeriut për t’u zgjedhur. Kjo duhet të vazhdojë deri kur të arrijmë në një lloj auto-edukimi, kur njerëzit të kuptojnë vetë se nuk duhet të garojnë, kur kanë kryer veprime që janë të papranueshme për të kandiduar.
E kemi të pmundur të dimë të shkuarën e të gjithë anëtarëve tane, duke qenë se jemi forcë shumë e madhe.
Forcës politike që i ikin krerët apo ish-krerët duhet të bëjnë analizë pse ndodh kjo gjë. Kjo nuk është puna jonë. Ne mirëpresim këdo që beson te programi ynë. Ky është proces tërësisht normal në një shoqeri të lirë.
Pëllumbi gjithashtu foli dhe për objektivin e PS-së në zgjedhjet e prillit, duke thënë se partia e tij synon jo vetëm të konfirmojë votat e 2017-ës, por dhe të rrisë këtë numër, pra rreth 800 mijë vota.
“Do të jemi kudo të mundemi pranë njerezve per te folur me ta çfare kemi bere dhe çfare nuk kemi mundur te bejme. Pra nje shpalosje te reformave qe kemi nisur, qe kemi perfunduar apo ato qe jane proces. T’u themi njerezve pse duhet të na votojnë ne për një mandat të tretë.
Strukturat tona kane filluar punen me listat e zgjedhjeve që janë afishuar. Neve na rezulton se PS i ka votat e veta tradicionale të 2013 dhe 2017. Puna do te vazhdojë. Kemi një objektiv: votat e 2017 (715 vota) dhe rritja e numrit te votuesve per here të parë. Të kapim rreth 750 deri 800 mije vota. Jemi pothuajse te sigurtë që ky numër përkthehet në 71 mandate”, u shpreh më tej Pëllumbi.
Për sa i përket votës së emigrantëve, Sekretari Organizativ i PS-së u shpreh se opozita nuk e dëshiron këtë proces, ndryshe nga mazhoranca, prandaj dhe ky votim mund të mos arrihet.
“Ne jemi të vendosur dhe të bindur që ta realizojmë, por kundërshtarët tane duket sikur nuk duan dhe ky proces mund të mos realizohet për këtë arsye.
Jemi ne fazen qe KQZ po cakton mënyrën e organizimit, regjistrimit të qyteareve që banojnë jashtë. Çdo qytetar duhet të regjistrohet. Ne kemi bërë propozimin që emigrantët të votojne me poste. Prandaj them që krahu tjeter nuk është i interesuar. Ndërsa ne do të përpiqemi me çdo kusht ta bëjmë të mundur votimin e emigrantëve.
Për sa i përket përllogaritjes së votave të emirgantëve, mbetet për tu vendosur nga KQZ. Ne duam që njëherë të realizohet ky premtim”.
Së fundmi, Pëllumbi foli dhe për mandatin e tretë të PS-së, duke përmendur si arsye kryesore përse njerëzit duhet të votojnë përsëri PS-në, faktin se kjo forcë është e vendosur për të vazhduar përpara me reformat e nisura.
“Po bejme detyrën, jo thjesht partiake por dhe shoqerore. Jo thjesht pse jemi më të mirët, por jemi më vizionarët në funnksion të zhvillimit të vendit. Kanë qenë 8 vite reformash, transformime të jashtëzakonshme në të gjitha sektorët. Zhvillimi ka hyrë në rrugën e duhur, por këto reforma kanë nevojë të çohen deri në fund. Prandaj kanë nevojë për një mandat tretë të Partisë Socialiste”, përfundoi Pëllumbi intervistën e tij për gazetaren Rovena Cerka.