Edhe pse Komisioni i ligjeve votoi në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, deputeti Spartak Braho ka rezervat e tij për aksionin OFL.
Braho ka shprehur pakënaqësi lidhur me sekuestrimin e pasurive pa urdhër nga ana e Gjykatës, që sipas tij cënojnë lirinë e pronës.
Deputeti është shprehur se Kuvendi nuk ka kaluar ende aktet nënligjore, dhe se Policia nuk mund të jetë mbret i veprimeve, por gjykata.
“Mbi ç’bazë janë sekuestruar makinat në komisariate, pasi ne si Kuvend nuk i kemi nxjerrë ende aktet nënligjore. Të bëjmë shumë kujdes ndaj pronës private.
Prona është shumë e shenjtë, është gjykata që do vendosë nëse veprimet janë të sakta apo jo.
3 muaj është shumë vonë për nxjerrjen e akteve nënligjore.
Unë i miratojë ndryshimet përkatëse, por duhet të theksoj se nuk është policia mbreti i këtyre veprimeve që sekuestron, është gjykata”, është shprehur Braho në Komision.