AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

SMS pafund bashkë, Kejvina përdorte super-bishën luksoze të Rrajës? Dalin detaje të reja

Vazhdon saga e bukurosheve të ekraneve shqiptare me ‘bishat’ emrat e të cilëve janë të përfshirë në ngjarje të dyshimta në vend.

Historia e fundit e bujshme, është lidhja midis Redjan Rrajës dhe Kejvina Kthellës.

Kjo e fundit është marrë në pyetje, pas atentatit të ndodhur në Shkozet, për të cilin Rraja u arrestua.

Burime policore thanë për gazetën Panorama se modeles i është sekuestruar telefoni dhe mund të merret sërish në pyetje nëse do jetë e nevojshme.

Duke marrë në pyetje 24-vjeçaren, policia shpreson të gjejë të dhëna që mund t’i hyjnë në punë mbi 34-vjeçarin Rraja, i njohur ndryshe me nofkën ‘Dara’.

Mësohet se Kthella kishte komunikime të shpeshta me Rrajën dhe se kishte në përdorim një supermakinë luksoze në pronësi të tij.

Para pak kohësh, në një intervistë televizive, modelja ishte shprehur se kërkonte që të kishte një partner që ka më shumë para se ajo.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *