Ismail Kadare një nga shkrimëtarët e njohur shqiptarë i cili ka jetuar mes së shkuarës dhe të sotmes, është pyetur të komentojë për vendosjen e Gramoz Ruç ish-ministër në ’91 në Kryetar Kuvendi.
Por shkrimtari nuk ka dhënë një përgjigje konkrete për këtë pyetje. “Nuk e kam ndjekur fort mirë kohët e fundit politikën dhe nuk ndjehem mirë përpara publikut të them këtë gjë. Se do thonë njerëzit që mir mo zotëri pse vetëm me fantazitë letrare merresh por nuk kam asnjë interes as me njërën parti as me tjetrën, as kam armiqësi, as acarim, dhe nuk jam në gjendje t’ju jap përgjigje të saktë”, u shpreh Kadare.
Sjellim në vëmendje që nuk kanë qenë të pakta debatet mes Lubonjës dhe Ismail Kadaresë këto kohë dhe nuk është rezervuar asnjëherë në lidhje me kritikat për të. (J.V/Shuplaka)