Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta mbi kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Sipas Berishës, Dvorani është njeri pa dinjitet dhe e futi gjykatën Kushtetuese në një krizë të turpshme. Në një intervistë për Abc News, Berisha tha se Dvorani ka 100 milionë lekë pasuri që nuk i justifikon dhe e quajti si njeriun që ngre kurthet e shtetit.
“U vu se gjithë problemi është këtu, u vu në krye të KED një njeri i shquar për një amoralitet total profesional. Njeri pa dinjitet dhe pa karakter se në origjinë të kësaj që ndodh është zbatimi i urdhërave që ia bën dhe e futi vendin në një krizë të turpshme. E bëri me një zotim me Edi Ramën që t’ja marrim Ilir Metës kandidatin. Atëherë si duhet të arrinim këtu. Në shtator, nga 21 shtatori deri në 7 nëntor ky skllav i krimit që quhet Dvoran, ka 100 milion që nuk i justifikon, ka marrë apartamente dhe miliona euro nga Telekom ky indivd që është në kundërshtim me Kushtetutën se nuk është magjistrat merr përsipër me bërë kurthet e shtetit. Erdhi në KED, në kundërshtim me ligjin, me një tagër që se meritonte kurrë se nuk kalonte vettingun”, u shpreh Berisha.