Reperi i njohur shqiptar, Skerdi Ago i është nënshtruar testit të Koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Fatmirësisht Skerdi ka rezultuar negativ ndaj testit të bërë dhe përgjigjen e ka ndarë me ndjekësit në Instastory.
“Shyqyr se u bëmë me fiksime”, ka shkruar ai krahas fotos. Mesa duket reperi e ka bërë testin sa për të hequr merakun dhe nuk dihet nëse ka pasur shenja apo jo.
Që prej momentit kur tamponet po kryhen dhe në laboratore private si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, shumë qytetarë po zgjedhin që të testohen për të hequr çdo dyshim nga vetja e tyre.