Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Skeptikëve nuk iu mbushën pritshmëritë”, Kalaja: Manifestim i paprecedentë dhe protestë qytetare

Gazetari Aulon Kalaj ishte i ftuar në Fax News ku gjatë bisedës me gazetaren Xhilda Kondi foli për tubimin e djeshëm të thirrur nga Presidenti. Ai tha se dje kishte shumë pjesmarrje aq sa jo vetëm Bulevardi ishte plot por edhe anësoret e tij.

Sipas aktivistit të njohur ka ardhur momenti qe të mendojmë vetëm kuq e zi pasi është e paimagjinueshme të protestohet për mbrojtjen e kushterturës pas 30 vitesh nga rrëzimi i diktaturës.

Ai foli me detaje si pjesmarrës ku tha se në fakt është një manifestim i paprecedentë ,i cili për shumë nga skeptikët nuk iu mbushën pritshmëritë. Kam parë me sytë e mi një protestë qytetare e cila shpërfaqi disa personalitete.

Sistemi i drejtsisë po kapet dhe ne kemi kohë pa gjykatë kushtetuese pa të cilën kjo qeveri mund të kalojë çdo ligj dhe të mos japë llogari.

Duhet të luftohet për demokracinë pasi demokracia nuk është një dhuratë që mund ta vendosësh  në vitrinë dhe me këtë të lash duart si Ponc Pilati

Deri tani e kemi lejuar këtë gjë dhe kjo duhet të marrë fund pasi me kapjen e gjykatës kushtetuese kjo qeveri mund të të përgjojë kur të dojë pa asnjë vendim gjykate dhe të marrë çdo vendim që mund të jetë në dëm të këtij vendi

Kam protestuar për marrëveshjen e detit pasi kisha si mburojë gjykaten kushtetuese, por sot ndryshe nga dje çështja e teatrit nuk shkon në gjykatë as ajo e unazë së re dhe as shkarkimi i Presidentit. Por as shpërndarja e parlamentit nuk ndodh pa interpretimin e saj. 

Ai foli edhe rreth deklaratës së kryeministrit i cili tha se kërkon 800 mijë vota për mandatin e tretë.

Kjo është një thirrje dhe deklaratë mjerane pasi ai e ka shpopulluar Shqipërinë dhe nuk do ti duhen më shumë se aq vota sa ka thënë për të rimarrë edhe një mandat të tretë,- tha ndër të tjera gazetari Aulon Kalaja.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close