Shefi i Ugjencës kombëtare, Skënder Brataj ka zbuluar se si mund të shuhet korònavirusi duke cituar një shkencëtar amerikan, identitetin e të cilit nuk e zbuloi. Sipas tij, sèmundja mund të zhduket krejtësisht vetëm falë masave mbrojtëse.
Duke folur në studion e A2, tha se nëse njerëzimi do të mbante maska për dy muaj, shifrat e ínfektimeve do të bien.
“Sipas një shkencëtari amerikan, nëse për dy muaj gjithë njerëzimi do të mbante maska, korònavirusi do të zhdùkej. Është shumë e rëndësishme mbajtja e saj dhe sipas studimeve të tjera tregon se mund të ulë përhapjen e ínfeksionit në masën 70%”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se ecuria e infektimeve do të jetë në dorën e qytetarëve.