Kryetari i PD-së Sali Berisha tha se Amant Josifi, emri që përmendet në skemën e zhvatjes me Call-Centerat të qytetarëve evropianë ka mbrojtje nga kryeministri Edi Rama.
Autoritet spanjolle kanë lëshuar një urdhër arresti për Josifin, ndërsa Berisha citoi disa burime të cilat siç tha kreu i PD i kanë konfirmuar se ai është arratisur nga Shqipëria dhe aktualisht fshihet në Dubai.
“Amant Josifi është i mbuluar dhe i mbrojtur politikisht nga Edi Rama dhe gjithmonë nga Olta Xhacka, se ka qenë këshilltar i saj. Nuk është fenomen i izoluar. Truri i kësaj vjedhje është Olsi Rama. Bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe më pas Pranvera Strakosha. Strumbullar është qeveria në këtë aferë, Është e katërt herë që e kam denocuar këtë aferë. Ku është Amanti? Atë e njoftuan dhe ia mbathi. Disa burime më thonë se ka shkuar në Dubai. Dubain e kanë parajsë, por edhe atje FBI ka bërë operacione sensitive dhe uroj dhe shpresoj që t’i shkojë deri në fund, që të kuptojnë shqiptarët se gjithçka në këtë vend është mafioze, mafizoe dhe vetëm mafioze”, theksoi ai.