Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

SKEMA e mbrojtjes së Saimir Tahirit, socialistët po e kthejnë në detyrim ligjor

Ditën e djeshme grupi parlamentar socialist i ka paraqitur kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, disa propozime për ndryshimin e rregullores.

Ajo që bie në sy janë ndryshimet në rastin e një kërkesë të Prokurorisë për arrestimin e një deputeti. Nëse shohim rregulloren aktuale, sot Prokuroria mjafton të dërgojë në Kuvend një kërkesë dhe dokumentet shoqëruese.

Nga ana tjetër propozimet e socialistëve fusin shprehimisht termin prova. Pra, Prokuroria duhet ta dorëzojë relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me prova, duke nënkuptuar rolin e Kuvendit si një rol Gjykate.

Po si ka nisur debati i provave?!

Ky term doli gjatë kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit. Socialistët kërkuan që Prokuroria t’i provonte Kuvendit fajësinë, kurse demokratët thanë se Kuvendi nuk është gjykatë ndaj mjaftonte dyshimi i arsyeshëm për të lejuar arrestimin e deputetit.

Propozimet e reja të socialistëve i njohin gjithashtu të drejtën deputetit që t’i bëjë pyetje Prokurorisë gjatë shqyrtimit të kërkesës dhe të paraqesë shpjegimet e tij.

Gjë që praktikisht u zbatua edhe në rastin e Tahirit. Deputeti që u përjashtua nga grupi i PS-së, pati pyetjet e tij në drejtim të tre prokurorëve të çështjes.

Propozimet e reja reduktojnë kohën e hartimit dhe të paraqitjes në seancë të raportit të Këshilli për rregulloren, mandatet dhe imunitetin.

Ajo që ndodh në seancë shton një element të ri: Rregullorja sot parashikon që raporti i këshillit nuk është objekt diskutimi. Por propozimet e reja të socialistëve fusin mundësin për debat. Kurse votimi, i cili sot është i fshehtë, propozohet të bëhet i hapur.

Pra, deputeti  mund ta dijë se kush prej kolegëve ka votuar pro apo kundër arrestimit të tij. Për ta ndryshuar rregulloren duhen të paktën 71 vota, të cilat grupi socialist i ka. Ndonëse ndryshimi i rregullave të përbashkëta të lojës në përgjithësi është bërë me konsensus.

Kreu i PD-së Basha u shpreh sot kategorikisht kundër kësaj nisme të re, duke thënë se synimi i vetëm i saj është mbrojtja e peshqve të mëdhenj. Pra mbrojtja që PS i bëri të përjashtuarit të saj, Saimir Tahiri të kthehet në ligj.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *