20:26 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

S’kanë të sosur skandalet, lirohet një tjetër anëtar i bandës së Durrësit (Arsyetimi i gjykatës)

15:52 | 20/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
S’kanë të sosur skandalet, lirohet një tjetër anëtar i bandës së Durrësit (Arsyetimi i gjykatës)

Është liruar nga burgu një tjetër anëtar i bandës së Durrësit, Sardian Sulejmani, i cili ka qenë i dënuar me 25 vite burg nga ana e Gjykatës.

Mësohet se Sulejmani është lënë i lirë që prej Tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Gjykata i ka falur 5 vite burg për sjellje të mirë.

Ka qenë Gjykata e Lartë ajo që e ka dënuar Sulejmanin me 25 vite burgim në vitin 2014 nën akuzën e “Vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” në dy raste ndaj Lulzim Berishës ngjarje të ndodhura në gusht të 2005 dhe “Vrasjes me paramendim” të Avni Gashit ndodhur në tetor 2005 në Tiranë.

Për të dyja këto krime që është dënuar Sulejmani ishte dënuar dhe Endrit Dokle, nga gjykata, pasi dy miqtë kanë bashkëpunuar në këto ngjarje kriminale.

Ndërkohë që Dokle u lirua pak ditë më parë nga ana e Gjykatës së Krujës, me një vendim të gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila tashmë pritet të vendoset nën një hetim nga ana e prokurorisë, nën akuzën e kurrupsionit.

Ka qenë gjyqtari i Fierit Piro Sota, ai që ka vendosur t’i pranojë kërkesën për lirimin me kusht Sulejmanit, duke i falur këtij të fundit masën e dënimit të mbetur prej 4 vjet, 10 muaj e 17 ditë burgim.

Kujtojmë se me të njëjtën skemë të lirimit me kush, përfitoi daljen nga burgu dhe vetë kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha.

Ndërkohë që një nga argumentet që ka përdorur Gjykata në lirimin e Sulejmanit, është fakti se babai i tij jeton i vetëm.

“Familja e Barjam Sulejmanit, babai i Sardian Sulejmanit, është e përbërë nga dy anëtarë Sardiani dhe Barjami. Babai, Bajrami jeton i vetëm pasi Sardiani i biri, ka vite që ndodhet ne burg. Kjo familje është banore e lagjes Konferenca e Pezës, Njësia Administrative nr.2 Fier dhe gëzojnë respekt në komunitetin ku jetojnë. Nëna e kërkuesit ka vdekur në spitalin e Durrësit në 12 nënëtor 2016, ndërsa vëllai i ka vdekur në vitin 1999”, thuhet në një pjese te vendimit të Gjykatës.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: lirohet nje tjeter anetar i bandes se durresitsardian sulejmani
Pas

“Nuk u zbatuan rregullat”, SHKBB ndëshkon policët që shoqëruan Dritan Dajtin në ish-Bllok për vizitë

Para

Nënshkruhet marrëveshja për linjën ajrore Beograd-Prishtinë/ Ambasadori amerikan zbulon rolin e Trump

Para
Nënshkruhet marrëveshja për linjën ajrore Beograd-Prishtinë/ Ambasadori amerikan zbulon rolin e Trump

Nënshkruhet marrëveshja për linjën ajrore Beograd-Prishtinë/ Ambasadori amerikan zbulon rolin e Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.