Një deklaratë e pazakontë është bërë nga një protestuese që mbërriti në ambinetet para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, menjëherë pasi u mësua se 8 persona janë arrestuar se morën pjesë në protestën tek Unaza e Re.
Ajo tha se teksa po kalonta pranë tyre ambasadori Bernd Bochardt, dikush nga protestuesit kishte thirrur “Rama Ik”, ndërsa zyrtari i BE-së në vendin tonë sipas saj, kishte ngritur gishtin e mesit në drejtim të tyre.
Tepër e irrituar teksa rrëfen çfarë ndodhi, qytetarja shprehet se kjo nuk është një sjellje e denjë për një përfaqësues që sipas saj ka ardhur të japë kontributin për t’i përmirësuar gjërat në vend.
“Me ka bërë përshtypje dicka sonte përpara Drejtorisë së Policisë ku kemi ardhur të mbështesim protestuesit e arrestuar pa të drejtë. Por diçka më ka bërë përshtyppje nga ambasadori i OSBE, Bochardt se nuk ia di tamam emrin, njëri nga ne tha “Rama ik”. Ai duke kaluar ngriti gishtin e mesit lart duke na u drejtuar. Turp ti vije, që vjen nga një vend Europian dhe shan qytetarët që pse po protestojnë. Atë gishtin jam femër dhe nuk kam qef ti them më gjatë. Kur këtë e bën një ambasador i Bashkimit Europian, çfarë presim nga i birti i xhelatit, nga i biri i Kristaq Ramës, nga komunistat?”, tha qytetarja.
Këtë e ka rrëfyer edhe një protestuese tjetër e cila thotë thotë se i ka ofenduar me gishtin e mesit ku thekson se pranë ndodheshin shumë gra dhe vajza.
“Me këto sjellje mbase janë mësuar me gratë e Parlamentit. Por ne nuk jemi gratë e Parlamentit, jemi gratë e Unazës dhe nuk e tolerojmë këtë sjellje nga ai.”
Por qytetaret e mësipërme nuk janë të vetmet që e denoncojnë këtë skandal. Ja çfarë shkruan Elio Laze:
Gishti i mesit i Bernd Borchardt
Mbremjen e sotme teksa intervistoja banore te Unazes se Re qe protestonin prane Drejtorise se Policise Tirane, kalon prane nesh ambasadori i OSCE, Bernd Borchard. Nje nga protestuesit thote parrullen e njohur: “Rama IK”.
I indinjuar zoti Bernd ngre gishtin e mesit ?? ndaj protestuesve.
U merzit ky nderkombetar se i shame kryeministrin. Ate qe po detyron nje popull te tere qe ose te kerkoje azil ose te protestoje ne shesh.
Nderkombetari. Nderkombetari i “paanshem” ngriti gishtin e mesit ndaj nje populli te revoltuar.
Shpejt edhe video do te publikohet.
P.S Shame on you Mr Borchard ?
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post