Jo vetëm që nuk respekton karantinën, por kthehet në një protagonist të një skandali të vëtetë seksual. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Manchester City, Kyli Walker.
Futbollisti nuk ka arritur të durojë izolimin dhe për t’ia bërë vetës më të lehtë qëndrimin i mbyllur në shtëpi ka ftuar dy prostituta. Gjithçka është zbuluar nga “The Sun”, që sjell edhe dëshminë e njërës prej vajzave të pranishme në “festën” e Walker.
Jo vetëm kaq. Vetëm pak orë më pas, me anë të një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi i City i ka bërë thirrje ndjekësve të tij të respektojnë masat e qeverisë për distancim social.
“Hipokrizi”, është cilësuar kjo nga tabloidi anglez. Por nuk e ka pritur aspak mirë këtë aventurë të futbollistit, Pep Guardiola dhe klubi që kanë paralajmëruar masa disiplinore në dëm të Kyle Walker.