Pas gjyqit 110 milionë euro të humbur me Francesco Becchettin, Shqipëria mund të përballet shumë shpejt me një tjetër gjyq të humbur në Arbitrazh, ku fatura mund të shkojë deri në 170 mln euro.
Rasti bëhet publik për herë të parë, eksluzivisht në A-Show me gazetarin Adi Krasta, ku në lidhje skype nga Londra, Aldi Celi dhe Michael Ëilson, tregojnë të gjithë peripecitë e tyre, ku në vitin 2013, qeveria Rama bllokoi për rishqyrtim të gjitha projektet e dhëna nga qeveria e mëparshme, midis të cilëve edhe një resort turistik në fshatin Gosë të Kavajës me vlerë rreth 1.2 miliard euro të miratuar nga qeveria Berisha, që kishte filluar të ndërtohej.
Pjese nga biseda:
Kur u miratua projekti nga Berisha?
Mars 2013
U miratua me VKM?
Po me vendim të Këshillit të Ministrave
Nëse po kur? I keni dokumentat?
Vendimi është në zyrën tonë juridike si pjesë e dosjes së arbitrazhit
Çfare do bënit aty konkretisht?
Resort turistik, investim rreth Euro 1.2miliard, në Gose Iceland
Sa ishte investimi që pritej të behej? Sa vende pune do hapeshin?
Çdo vit mbi 10000 vende pune
Kur e morët vesh që projekti u anulua?
Shtator 2013 Qeveria Rama 1 bllokoi për rishqyrtim të gjitha projektet e dhëna nga Qeveria e mëparshme. Mbas 1 viti rreth fundit të vitit 2014, morëm vesh nga burimet tona në Londer, që 1/3 e projektit tonë, ishte dhënë 1 kompanie në Zvicër dhe që gjithashtu kishte 1 zyrë në Londër.
Çfarë kishit bërë konkretisht për realizimin e tij (investime, projekti, plan biznesi)?
Kanë bërë çdo gjë që ju është kërkuar nga Komuniteti European dhe Qeveria Shqiptare
Keni patur kontakt zyrtar me qeverinë shqiptare?
Po me në atë kohe, Rama 1 me zevendës Ministrin Alfred Dalipi. Mbas 2 muajsh, ju hoqën kompetencat asaj Ministrie dhe filloi loja me kungullesha
Kur pritet data e gjyqit? Çfarë keni kërkuar? Është vënë në dijeni qeveria jonë për padinë?
Padia është formuluar dhe dorëzuar. Qeveria Shqiptare si palë do informohet zyrtarisht nga Gjykata e arbitrazhit Londër, në varësi të rradhës se gjykimeve.
(E.H/Faxweb.al)