Prej disa muajsh rrjeti gjigand i teknologjisë “Facebook’’ është përfshirë nga skandalet e Cambridge Analytica për shkeljen e privatësisë së të dhënave, dhe së fundmi është gjobitur me 5 miliardë dollarë.
Ky vendim është marrë nga rregullatorët amerikanë dhe mësohet se “Facebook’’ është i detyruar të paguajë gjobën rekord për shkeljen e privatësisë të të dhënave të përdorueseve të tij.
‘’BBC’’ shkruan se Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se marrëveshja midis Facebook dhe tyre për pagimin e kësaj gjobe është vendosur.
Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara ka thënë se nëse “Facebook” do të kishte pëlqimin e përdoruesve të tij për të ndarë të dhënat asgjë e tillë nuk do kishte ndodhur dhe nuk do kishte marrë këtë gjobë rekord.