12:52 | 01/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Skandali në Këlcyrë, reagon për herë të parë biznesmeni Hari Lena: Mero s’dua të them me kë je takuar këto muajt e fundit

20:02 | 09/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali në Këlcyrë, reagon për herë të parë biznesmeni Hari Lena: Mero s’dua të them me kë je takuar këto muajt e fundit

Skandali në Këlcyrë, reagon për herë të parë biznesmeni Hari Lena dhe nuk rresht në kundërakuza ndaj analistit Mero Baze. 

Lena thotë se nuk është rasti i parë që sulmohet nga ana e Bazes, dhe kjo ka ndodhur edhe në vitin 2007.  Po ashtu ai sqaron se sipas tij nuk ka asnjë ndërtim në shtratin e Vjosës. Ai po ashtu e fton analistin për një debat televiziv. 

”Së dyti, nuk ma lejon edukata dhe kultura ime e rritur ndër vite mes halleve te shumta të biznesit, që të përdor të njëjtin fjalor siç fyeni Ju, mua. Sepse e di shume mire se sa e veshtire eshte te ndertoshe nje biznese te pastert ne vendin tim. Mund të kuptoj interesat tuaja private nga sa jeni nisur në këtë sulm ndaj meje si njeri dhe si biznesmen. Unë mund të akuzojë se ju keni interesa personale biznesi në zonën e Vjosës, por nuk mund ta them! Mund të them edhe se më ke jeni takuar gjatë këtyre muajve për të më prishur biznesin tim, por edhe këtë nuk po e them këtë radhë!”, shkruan ndër të tjera Lena. 

Letra e plotë: 
I detyruar nga sulmet tuaja, jo parimore dhe as ligjore, po mundohem të sqaroj publikun dhe natyrisht kryeministrin e vendit tim, zotin Edi Rama se çka ndodhur: Unë kam investuar që në vitin 1991 në vendin tim për të bërë diçka pozitive, natyrisht për biznesin tim, por edhe duke punësuar qindra punonjës. Jam përplasur me burokracitë e të gjitha qeverive, pasi po mundohemi nga pak e përditë, të gjithë, të rregullojmë vendin e patjetër aktivitetin e biznesit.

Por këto ditë publiku shqiptar është njohur me një sulm tuajin zoti Baze, por në të vertetë nuk ka asgjë të saktë në ato çka shkruani, sepse aty ku kam investuar ndër vite, nuk po bëhet asnjë betonizim, siç akuzoni. Ju më keni sulmuar edhe në vitin 2007-2008 në kohën e pushtetit të zotit Berisha, kur ishit akoma në miqësi me të. Edhe asokohe më keni thënë se “ sa të jem unë nuk ke për të ndërtuar këtu”! Edhe tani, me një pushtet tjetër nga ai i vitit 2007, përsëri deklaroni se “ nuk do ta lë Hari Lenën të ndërtojë dhe do ti prishë biznesin!”.

Qeveritë ndryshojnë, zoti Mero, por ju prapë paskeni mbetur ai, i njëjti, që për interesat personale shfryni, shkruani dhe ndërseni pushtetarët e radhës, paçka se unë kam gjithë të drejtën e Zotit dhe të Ligjit t’i drejtohem Kryeministrit dhe qytetareve të Shqipërisë për ta sqaruar realisht se si është e verteta, ndonëse ju e keni shtrembëruar mjeshtërisht, falë aftësisë si gazetar i vjetër dhe lidhjeve okulte që mund të keni me pushtetarë të veçantë. Une si Hari Lena nuk e kam ngren presionin tend, dhe te asekujte tjeter, ase atehere, por po te beje me dije qe sdo ta ha as sot.

Së dyti, nuk ma lejon edukata dhe kultura ime e rritur ndër vite mes halleve te shumta të biznesit, që të përdor të njëjtin fjalor siç fyeni Ju, mua. Sepse e di shume mire se sa e veshtire eshte te ndertoshe nje biznese te pastert ne vendin tim. Mund të kuptoj interesat tuaja private nga sa jeni nisur në këtë sulm ndaj meje si njeri dhe si biznesmen. Unë mund të akuzojë se ju keni interesa personale biznesi në zonën e Vjosës, por nuk mund ta them! Mund të them edhe se më ke jeni takuar gjatë këtyre muajve për të më prishur biznesin tim, por edhe këtë nuk po e them këtë radhë!

Së treti, më lejoni të sqaroj publikun se aty nuk ka asnjë ndërtim siç tmerruat zyrtarët e shtetit, asnjë gram beton nuk është hedhur, përkundrazi jemi në fazën e lejeve që mund të japin institucionet e pushtetit dhe se për të vazhduar biznesin tim të ligjshëm duhej një provë teknike se si mund të bënim disa matje në sherbim të aktivitetit, por pa dëmtuar mjedisin apo turizmin e zonës. Së katërti, nuk keni asnjë të drejtë të denigroni markën e biznesit tim, të cilin e kam ngritur ndër vite, pasi është jo vetëm antiligjore kjo që ju i bëni pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, përkundrazi kemi produktin më të mirë në treg.

Së fundmi, unë si Hari Lena, ndonëse nuk kam kohë të tëpert të merrem me shkrime, por pasi më keni denigruar emrin tim, sulmuar dhe dëmtuar biznesin, përsëri jam i hapur të ftojë në një debat televiziv pjestarë të qeverisë, opozitës, pjestarë të biznesit, analistë të medias, bile edhe ti Mero, për gjithçka kërkon të dijë publiku rreth akuzave dhe fyerjeve tuaja pa asnjë bazë. Jam i mesuar ne jeten time te, punoje shume e te flas pake.
Me respekt për qytetaret.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Etiketa: biznesmenihari lenalenamero baze
Pas

Publikohen formacionet zyrtare, Panuçi lë në stol Arlind Ajetin (VIDEO)

Para

Meta në Shkodër, si e parashikon presidenti ndeshjen

Para
Meta në Shkodër, si e parashikon presidenti ndeshjen

Meta në Shkodër, si e parashikon presidenti ndeshjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Shkrirja” e gjykatave të Apelit në një, kreu i avokatisë Vlorë tregon problematikat: Duhen vite për një çështje, qytetarët do bëjnë vetëgjyqësi

Qarkullonin me armë zjarri dhe kokainë në automjet, dy të arrestuar në Tiranë(EMRAT)

Për gjumë të rehatshëm mos pini kafe pas kësaj ore

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Fierit, ja arsyeja

E rëndë në Tiranë! 29-vjeçarja ndërron jetë 4 ditë pas lindjes te “Koço Gliozheni, ja çfarë dyshohet

Incident në burgun e Drenovës, i dënuari për vrasje godet efektivin e policisë (EMRAT)

Ja sa do të jetë vlera e koeficentit të pagave për vitin 2023, Shqipëria e parafundit në listë

Demokratët me dy lista për anëtarët e KZAZ-ve, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD! Po verifikojmë dokumentacionin, vendimmarrja në përputhje me ligjin

U kap në “shtëpi bari”, 19-vjeçari shqiptar arrestohet nga policia angleze, dënohet me nëntë muaj burg(EMRI)

Protesta e 11 shkurtit/ Berisha mbledh Grupin Parlamentar, çfarë pritet të diskutohet

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.