Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Skandali në Durrës, në mes të sezonit qyteti qelbet ere prej 4 ditësh, plehrat çohen në Manzë, protestë nga banorët

Një situatë skandaloze është ajo që po ndodh me plehrat në qytetin e Durrësit, ku prej katër ditësh qyteti qelbej ere, për shkak se nuk kanë se ku të çohen mbetjet urbane.

Për shkak të nisjes së rehabilitimit të Porto Romanos, që ishte dhe pika e vendgrumbullimit të mbetejeve për Durrësin, Bashkia ende nuk ka arritur që të lidhë një marrëveshje me Ministrinë e Financave për transportin e tyre në landfillin e Tiranës, dhe për këtë shkak mbetet po hidhen ku të munden.

Pas mbushjes së rrugëve të Sukthit me plehra dhe protestës nga ana e banorëve të zonës, ndërmarrja komunale e Durrësit i ka çuar mëngjesin e sotëm plehrat e mbledhura nga koshat në zonën e Manzës, që është në afërsi të Gjirit të Lalzit, një nga pikat e preferuara për të bërë plazh, në nisje të këtij sezoni turistik.

Pas katër ditësh ku koshat nuk ishin zbrasur, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe pastrimi i tyre, ndërkohë që ende në disa lagje të Durrësit koshat ende janë të tejmbushur, siç i shihni dhe në pamjet e mëposhtme, që janë siguruar nga Fax News, dhe bëhet fjalë për lagjen 11 të qytetit.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se dhe banorët e Manzës kanë dalë sot në protestë, kundër hedhjes së plehrave në mbjediset e tyre, pasi kjo do të sillte një tjetër katastrofë mjedisore, e që do të dëmtonte edhe më tej turizmin, që këtë vit gjasat janë që të pësojë një nga goditjet më të rënda të këtyre viteve të fundit. (E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *