Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Skandali në bashkinë e Tiranës, dëmtohen rëndë dokumentacionet, punonjësit po përpiqen ta fshehin”

Kryetari i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku me anë të një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar gjendjen brenda bashkisë, pasi është përmbytur nga shirat e djeshëm.

Çollaku shkruan se burime nga brenda Bashkise na njoftojne se janë demtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile dhe biblioteka.

Më tej Çollaku shkruan se paranoja e ndonjë fotoje që tregon skandalin ka bërë të ngrihet një postobllok militantesh në hyrjet e Bashkisë.

Postimi i plotë

Bashkine e Tiranes e ka marre lumi e llumi..

Shirat e djeshem dhe tubacionet qe kane shperthyer kane permbytur godinen/katin e pare te Bashkise Tirane.
Burime nga brenda Bashkise na njoftojne se jane demtuar rende sallat dhe dokumentacionet e arkives,gjendjes civile dhe biblioteka.
Korridoret katit te pare jane permbytur e perbaltur krejtesisht.
Ne Bashki mund te futesh vetem me cizme llastiku.

Absurde eshte se stafi i Bashkise po perpiqet ta mbuloje kete skandal. Punonjesit e besuar e militante te Bashkise jane thirrur dhe angazhuar per pastrim.
Asnje tjeter nuk lejohet te hyje ne ambientet e Bashkise Tirane.

Paranoja e ndonje fotoje qe tregon skandalin ka bere te ngrihet nje postobllok militantesh ne hyrjet e Bashkise.

Ftoj cdo qytetar ne menyre vullnetare te shkoje te Bashkia Tirane e te kontribuoje te pastroje ujin e balten qe e ka permbytur.
Te shpetohen dokumentat e arkivit dhe gjendjes civile.

Bashkia e Tiranes,ajo qe merr cmime nderkombetare te porositura…sot eshte mes ujit baltes e fekalve.
Qindra dokumente jane prishur e zyrat kryesore jane bere te paperdorshme.

Perpjekja e kryetarit te Bashkise per ta mbajtur te fshehte kete situate te degraduar eshte qesharake.

Kur te merr lumi perpara nuk ka propogande qe te shpeton.
Bashkine e Tiranes sot e ka permbytur megallomania dhe perpjekja per te krijuar nje Tirane virtuale e fasade.

Bashkine e Tiranes e ka marre lumi…

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *