Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushtet” të Juela Meçanit në Fax News.
Ai ka qenë i ftuar për të folur në lidhje me skandalin me përdorimin e të dhënave në e-Albania të 900 mijë shqiptarëve për qëllime politike nga ana e mazhorancës, siç denoncoi pak ditë më parë Lapsi.al.
Sipas Ristanit duhet hetuar mirë kjo çështje dhe nëse ka përdorim të të dhënave të qytetarëve që jabë narrë nga institucione që nuk kanë lidhje me partinë atëherë përbën shkelje. Ai shtoi se në rast se të dhënat janë mbledhur nga persona të angazhuar në një parti politike dhe nuk kanë lidhje me institucionet që merren me gjë tjetër, atëherë kjo është një gjë normale që bën çdo parti.
“Unë do të përcillja faktin që përdorimi i të dhënave të qytetarëve për qëllime politike ndihmon në moszbatimin e ligjit. Sot ne kemi një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo përbën vepër penale. Sigurisht që janë dhe institucionet gjyqësore që duhet të merren me të dhënat personale. Sa më sensitive të dhënat, më të mbrojtura janë. Njerëzit e dinë që edhe në gjendjen civile nje certifikate nuk merret dot nga po nuk qe personi vetë apo familjari i tij. Ato janë të mbrojtura. Kjo që ndodhi unë besoj është më tepër për qëllime votimi. Komisioneri duhet te merret nëse ka shkelje. Të gjitha partitë, sidomos ato të medha. Ata që janë militantë kanë të dhëna dhe numrat e telefonit, por kjo lidhet me pëlqimin e dhene nga këta persona. Kjo është mënyrë pnë shumë normale e partive politike. Ajo që nuk është normale, është në rast se këto të dhëna nuk janë marrë me vullnetin e persoanve në fjalë.
E thene në mënyrë të thejstë, në rast se janë marrë nga institucione shtetërore të cilat i marrin në bazë të ligjit, dhe janë marrë nga partitë politike, ata kanë bërë shkelje të ligjit. Kjo duhet parë nëse përben vepër penale dhe duhet parë çfarë shkalle është. Në rast se është thjesht punë e personave të partisë që lidhet me punën e partisë, atëherë nuk shoh gjë. Partitë e madhe punojnë me senksione. Senksioni i partisë konkrete këtë punë ka, të punojë me elektoratin për të votuar partinë që i përket. Kjo është punë normale që bën partia. Në rast se partia ka marrë të dhëna nga institucione shtetërore që këto të dhëna i përdorin për gjë tjetër, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të ligjit,” u shpreh Ristani.
(E.H/Faxweb.al)