Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ka sqaruar mbrëmjen e sotme se Patronazhisti është një person i cili ngarkohet të flasë me njerëzit derë më derë për t’i pyetur mbi bindjet politike.
Pëllumbi, gjatë një interviste në Opinion, sqaroi se Patronazhisti merret vetëm me votuesin e majtë. Sekretari i PS-së shtoi se databasa ka filluar të mbledhë të dhënat që nga viti 2005
“Patronazhist është një person që caktohet nga strukturat tona dhe merr përsipër një shkallë pallati ose një grup banesash. Derisa të ndërtohet ato që ne i cilësojmë vota të majta, bëhet një census. A ju japin dhe numrat e telefonave? Jo, në përgjithësi janë të dhëna që grumbullohen që nga viti 2005. Patronazhisti ka të bëjë me votën e majtë, për ato ai mendon si do të sillet për të bërë të mundur si do të bëjë të mundur që të votojnë ditën e zgjedhjeve.
Në përgjithësi përpara çdo fushate elektorale, të gjitha strukturat me listën e zgjedhësve që publikohet paraprakisht, dalin në terren dhe punojnë duke identifikuar derë me derë votuesit, duke trokitur derë më derë me pyetje që lënë të kuptojnë përkatësinë politike. Ata që dalin janë të rinj të strukturave që duke trokitur derë në derë sjellin një lloj censusi. Nuk e di çfarë është kjo pamje, por gjithsesi nuk bëhet fjaëlë për ID, por për përcaktime të preferencave të votuesve,” tha ai.
(E.H/Faxweb.al)