AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Skandali me sigurinë ushqimore, reagon Prokurori i Përgjithshëm: I jemi drejtuar prokurorisë së Beratit

Pas denoncime të vazhdueshme në media rreth sigurisë ushqimore dhe abuzimit që bëjnë fermeret dhe blegtorët në disa raste me produktet që nxjerrin në treg për konsum, ka ardhur edhe reagimi i institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Në një deklaratë për m,ediat, të cilat edhe i falenderon për transparencën si edhe I fton që të vijojnë me denoncimet e tyre për raste tëe tilla, Prokuroria njofton se “i është drejtuar prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale”.

Më tej shpjegon se në mungesë të kompetencës për të nisur kryesisht hetime, në mënyrë të vazhdueshme Prokuroria u ka kërkuar të gjithë prokurorëve që  pavarësinë e tyre ta vendosin në shërbim të zbatimit të ligjit për të rritur  besueshmërinë e publikut.

Deklarata e plotë:

Duke marrë shkas nga denoncimet e fundit  të medias së shkruar dhe asaj vizive mbi sigurinë ushqimore, ditën e djeshme, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale.

Përfitojmë nga rasti të falënderojmë median e njëkohësisht t’ju bëjmë thirrje të gjithë prokurorëve të ushtrojnë  funksionet e tyre duke qenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha burimeve të hapura të informacionit për ngjarjet sensibilizuese dhe me ndjeshmëri për opinionin publik.

Prokuroria e Përgjithshme, në mungesë të kompetencës për të nisur kryesisht hetime, në mënyrë të vazhdueshme u ka kërkuar të gjithë prokurorëve që  pavarësinë e tyre ta vendosin në shërbim të zbatimit të ligjit për të rritur  besueshmërinë e publikut.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *