Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar veprimin e Policisë së Lezhës, e cila ka shoqeruar në komisariat ditën e sotme gazetarin e Fax News, Preng Gjikola.
Në reagim zyrtar, UGSH shpreh solidaritet me gazetarin Gjikola, si dhe proteston kundër heshtjes së Policisë së Lezhës mbi arsyet e shoqerimit të një gazetari në krye të detyrës.
Gazetari i Fax News, Preng Gjikola u shoqerua ditën e sotme teksa raportonte një protestë u zhvillua nga banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang të Njësisë Administrative Fanë, Bashkia Mirditë, kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uij në zonë. Ai u mbajt për 4 orë në komisariat dhe më pas u la i lirë, por akoma deri më tani policia nuk ka reaguar.
“Lezhe me 11.04.2021
Policia e Komisariatit te Lezhes ka shoqeruar sot rreth ores 15.00 reporterin e TV Fax Neës, Preng Gjikola. Per me shume se tri ore nga zyrtare te policise nuk jepet asnje shpjegim per arsyet e shoqerimit te reporterit.
Preng Gjikola ishte ne Thirre te Mirdites per te raportuar per median ku punon, mbi protesten e zhvilluar diten e sotme nga banore te Thirres dhe aktiviste per mbrojtjen e mjedisit. Gjate kthimit ne drejtim te Lezhes, makina ku ndodhej gazetari Gjikola eshte ndaluar nga policia dhe ndersa ka tentuar te dokumentoje veprimet e policise eshte marre prej tyre pa i dhene asnje shpjegim dhe eshte shoqeruar ne komisariatin e Lezhes. Megjithese u ka konfirmuar uniformave blu se ishte gazetar dhe se po ushtronte detyren e tij, keta te fundit e kane marre forcerisht duke e shoqeruar ne komisariat.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denon veprimet e strukturave te Drejtorise Vendore te Policise ne Lezhe qe pengojne punen e gazetareve ne sherbim te informimit te publikut dhe proteston ndaj heshtjes se tyre per te informuar per arsyet e ketij shoqerimi.
Unioni i Gazetareve ka ndjekur po e ndjek ne vijimesi kete situate dhe konfirmon vendosmerine e vet per te qene krah kolegut te tyre dhe ne mbrotje te lirise se medias. Ne pritje te pergjigjies zyrtare do te kemi nje qendrim pasues rreth arsyeve te shoqerimit te reporterit vendor.
Zyra e Informimit
Unioni i Gazetareve Shqiptare”, shkruan UGSH.
(E.H/Faxweb.al)