FlashTe FunditTe Gjitha

Skandali/ Me precedent penal dhe akuza për korrupsion: U shkarkua me urdhër të Ramës, emërohet si drejtor i OSHE-së

Një emërim skandaloz ka ndodhur në OSHEE Rajoni Gjirokastë pasi Dashmir Qeli është emëruar drejtor i këtij institucioi dhe po sot është prezantuar me stafin. Sipas burimeve për Faxweb.al, ky emërim konsiston veçse në shkelje flagrante ligjore por edhe në riciklimin e një figure të kalbur tërësisht nga korrupsioni dhe me rekorde tërësisht korruptive, kur ka qenë në pozicione drejtuese në administratën shtetërore.

Qeli mbahet mend për blerjen me një tender informal për ndërtimin e sistemit të ri informatik për ‘FAF’ me vlerë 22 milionë lekë të rinj dy vjet më parë. ‘FAF’ që është Shoqëri e Zhvillimit Rural ku qarkullojnë miliona euro në muaj, qarkullon shuma të mëdha të hollash më shumë se çdo ministri tjetër.

Pas denoncimit në media të aferës për blerjen e sistemit të ri informatik të ‘FAF’, Dashmir Qeli shkarkohet me vendim të kryeministrit Rama. Prej 1 viti e gjysmë Qeli ka qëndruar pa punë si anëtar në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Ai ka kryer studimet për Histori-Gjeografi dhe Kontabilitet-Financë në vitet 1995-2010 në një kohë kur ushtronte funksione të larta publike si drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës Gjirokastër 2008-2016.

Por ajo që Qeli nuk do të donte t’i zbulohej, ka qenë goditja për shkak të detyrës që ka bërë ndaj avokatit gjirokastrit Bernard Aliko në majin e largët të 2003 duke ushtruar dhunë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër. Në atë periudhë Qeli ka qenë doganier në Kakavije dhe njëkohësisht kreu i FRESSH Gjirokastër. Qeli u arrestua për dhunën e ushtruar ndaj Bernard Alikos dhe u lirua në sallën e gjyqit tre ditë më pas duke paguar një shumë prej 150 mijë lekësh të rinj si garanci që i vendosi gjykatësja Blerta Cibuku. Pas kësaj Qeli u rikthye në doganë.

Sipas burimeve, ajo që është më skandaloze ka të bëjë me faktin se ambientet ku ndodhet zyra OSHE në Gjirokastër momentalisht, janë në pronësi të drejtorit të ri të emëruar, Dasho Qelit. Bëhet me dije gjithashtu nga të njëjtat burime se mbështetja ndaj tij vjen nga Ministri Bledi Çuçi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *