Partia Demokratike ka kapur në flagrancë mbrëmjen e së hënës një furgon mallrash të bashkisë, i cili ishte i mbushur me ndihma ushqimore, që do shperndaheshin për fushatë elektorale nga Partia Socialiste, vetëm 5 ditë larg zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Furgoni u shoqërua në Prokurori, si provë materiale, nga kandidatë për deputetë të PD-së dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe simpatizantë të dy palëve.
Furgoni eshte ndaluar perpara Zyrave të Drejtorisë Vendore të Arsimit, ku edhe do shkarkoheshin pakot e ndihmave.
Më herët, drejtuesi politik i PD në Berat, Tomorr Alizoti e ka ndaluar furgonin dhe nuk ka lejuar që furgoni të hapet. Alizoti ka njoftuar policinë dhe e mbajti furgonin të rrethuar, nërkohë që denoncoi rastin në fjalë, kur nuk munguan as përplasjet midis udhëtarëve ne mjet dhe përaqësuesve të PD-së.
Në lidhje me rastin, reagoi edhe President Ilir Meta, duke e konsideruar rastin krim zgjedhor dhe duke i bërë thirrje SPAK-ut, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet.
“TURP! TURP! TURP! Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!
TURP! TURP! TURP!
Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!
U bëj thirrje SPAK, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet!
Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor! Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor”, u shpreh Kreu i Shtetit.