Akuza të forta ka bërë kreu i PD Sali Berisha për ambasadoren amerikane Yuri Kim në lidhje me skandalin me ish agjentin e FBI. Duke e krahasuar si McGonigal me fustan, Berisha tha se Yuri Kim ka shkelur Kushtetutën e vendit të saj dhe Shqipërisë, pasi bashkë me Ramën dhe Bashën heshtën për këtë skandal.
Berisha: 3 persona kanë heshtur deri sot. Ky është Edi Rama, sic e dini bërë vetëm sqarimin se pasi u përpoq ta injoronte filloi të flas për kazan e Big Brother, sqarimi i vetëm se e kam mik dhe do e kem pvarësisht se ca bën drejtësia amerikane. Në kod ishte mos fol se do flas.
Nuk foli Lulzim Basha dhe kur foli përsëri me kod. Nuk përmendi dot as emrin e Edi Ramës dhe as të McGonigal. Shikoni cafrë luhet në kurriz të qytetarëve.
Nuk foli as guvernatorja Yuri Kim e cila në raport me opozitën është një McGonigal me fustan. E di që do e transmetojë si një qëndrim amerikan. Absolutisht, ka një besim të palëkundur te ai vend që vertet ka McGonigal por po e arreston, vend të dytë i ai nuk ka. U soll si McGonigal me fustan pasi kam bindjen se ajo shkelmoi kushtetutën e vendit të saj dhe timin, konveëntën e Vjenës dhe këto smund të jenë orientime të Amerikës, së vlerave, të ligjeve, të SHBA që udhëheqin me moralin dhe frymën e tyre.