Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Skandali me helikopterin e urgjencës/ Pas 5 orësh në greminë dhe 3 orë udhëtimi drejt spitalit, efektivi i RENEA-s niset me ambulancë drejt Tiranës

U dëshën 5 orë për nxjerrjen e tij nga gremina ndërsa është kërkuar që prej fillimit mbërritja e transportimit të tij drejt Tiranës me helikopter, një gjë e tillë nuk është bërë e mundur ndërsa arsyet ende janë të paqarta për këtë sjellje të autoriteteve përkatëse.

Efektivi i RENEA-s Bledar Beluli, i cili kishte rrëshkitur për rreth 150 metra mëngjesin e sotëm mësohet se u transportua me barelë në këmbë deri në fshatin Nderlysaj ku ka arritur edhe ambulanca, ndërsa për të shkuar deri në Shkodër do ti duheshin edhe tre ore rrugë.

Pavarësisht kësaj, helikopteri nuk ka mbërritur, ndërsa pavarësisht gjendje së rënduar shëndetësore, efektivi është nisur nga Shkodra drejt Tiranës me autoambulancë.

Beluli raportohet se ka thyerje të shumta në gjithë trupin, ndërsa situata e tij rëndohet pasi ka kaluar shumë kohë që prej se është rrëzuar nga 150 metra pjerrësi në mallet e Veriut të vendit.

Beluli kishte thyerje të gjymtyrëve, ndërsa gjendja e tij paraqitej e rëndë, e shkaktuar kjo dhe nga temperaturat e ulta me të cilat është përballur.

Efektivi kishte shkuar në Dukagjin me disa miq të tij, për të ushtruar sportin e ngjitjes në male

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *