Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Skandali me abuzimet seksuale në shkolla, reagon më në fund Besa Shahini. Premton që do të luftojë fort mediat që i publikuan

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar më në fund në lidhje me skandalet seksuale të njëpasnjëshme në shkollat shqiptare ku rasti më i rëndë është ai i mësuesit të Liceut Artistik ‘Jakov Xoxa’ në Fier (lexo ketu dhe ketu). Ndonëse prej ditësh aktivistë të ndryshëm protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministres Shahini kjo e fundit ka reaguar sot në faqen e saj në Facebook duke shpërthyer në sharje dhe kërcënime për mediat që kanë bërë publike rastet e rënda të cilat vijonin prej vitesh në këtë shkollë dhe në shumë të tjera.
Në reagimin e saj ministrja nuk ka deklaruar asnjë masë konkrete të marrë për rastet e publikuara dhe asnjë mbështjetje morale dhe publike e mbi të gjitha një premtim për drejtësi ndaj fëmijëve viktima të të emëruarve për t’i mbrojtur e edukuar ata.

Reagimi i Shahinit në Facebook:

Shfrytëzimi i viktimave të abuzimit apo neglizhencës, për arsye të tërheqjes së vëmendjes apo vetë-promovimit, është poshtërsi. Po të kishin interesin e të abuzuarve në mendje, nuk do t’i nxirrnin në media me identitet të plotë duke spekuluar me ditë të tëra për detaje të abuzimit.

Kam mbi dy vite në Shqipëri që shoh jetët e grave dhe vajzave të shkatërrohen nën peshën e kazanit mediatik, dhe jo vetëm! Të gjithë ne kemi detyrimin të ngrejmë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur. Por në këtë proces nuk guxojmë të thellojmë dëmin ndaj të dëmtuarit.

Asnjë rast i dhunës dhe abuzimit nuk tolerohet! Sidomos në shkollë! Masat e rrepta që kemi ndërmarrë për parandalim dhe dënim e reflektojnë këtë!

Dua të nënvizoj edhe një herë: shfrytëzimi i viktimave të abuzimit për përfitim të vëmendjes është abuzim në vete. Ndaj edhe këtë formë të abuzimit do të bëj çmos ta luftoj!

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *