Fax News bën me dije se në vijim të operacionit të një dite më parë në zonën industriale në lagjen “Skanderbeg” në Shkodër, janë ndaluar për shpërdorim detyre një punonjës dhe një ish-punonjës i A.K.U-së Shkodër.
Gjithashtu është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.
Fax Ëeb raportoi e para dje kushtet jashtë çdo standardi higjenik të paketimit të turshive, specave e ullinjve në një magazinë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit verior.
Shtetasit e ndaluar janë:
Adnan Gradeci, 51 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,
Abdyl Bajraktari, 53 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,
Shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur ka qenë në punë Abdyl Bajraktari, kanë mbajtur proçesverbale të rreme mbi kushtet e ambjentit ku prodhoheshin produktet ushqimore në zonën industriale, në objektin e firmës në pronësi të shtetasit Gezim Bala.
Mësohet se është hera e dytë Adnan Gradeci ndalohet nga policia. Herën e parë ai u ndalua në shtator të vitit 2017 me të njëjtën akuzë për procesverbalet e rreme të një punishteje të prodhimit të pijeve.
Konsumoni ullinj, kastraveca turshi dhe konserva? Hidhuni një sy këtyre fotove…
(E.L/Faxweb)