Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Skandali i Tahirit me policin në pension, reagon SIGAL: Jemi të gatshëm ta paguajmë ne motorin e Xhemilit

Pas skandalit të publikuar ditën e sotme nga Fax Ne3s, ku policit të dalë në pension, Xhemil Haluli, iu kërkua nga Policia e Shtetit t’i merrej motori i dhuruar nga Saimir Tahiri, ka reaguar kompania “SIGAL”.

Presidenti i SIGAL, Avni Ponari, ka thënë për Fax News se kompania e sigurimeve është e gatshme të paguajë shumën e parave në mënyrë që motori t’i kthehet policit.

Motori duhet t’i kthehet policit. Do e paguajmë ne shumën e parave”, ka thënë Ponari.

Ngjarja e Xhemil Halulit ka hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale dhe jo vetëm, si rasti më i pastër i përdorimit të qytetarëve për propagandën qeveritare.

Halulit iu dhurua motori nga ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Haki Çako dhe ish-ministri Saimir Tahiri, në shenjë mirënjohjeje për 45 vite karrierë në Policinë e Shtetit.

2 vite më vonë, i njëjti shtet kërkon që Haluli të kthejë motorin pasi ai është dorëzuar në shkelje të procedurave ligjore përkatëse.

DOKUMENTI/ Si e mashtruan Tahiri dhe Çako policin Haluli, i kërkohet të kthejë motorrin që iu “dhurua” kur doli në pension

(F.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

1 thought on “Skandali i Tahirit me policin në pension, reagon SIGAL: Jemi të gatshëm ta paguajmë ne motorin e Xhemilit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.