Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Skandali i radhës me HEC-et, banorët e Zallgjoçajt: Po na lënë pa jetë! Sazan Guri hedh akuza dhe më të forta: Çfarë fshihet pas…

Nuk ndalen masakrat mjedisore në vendin tonë! Rasti më i fundit flagrant vjen nga zona e Zallgjoçajt në Mat, ku lumi i kësaj zone është futur në tuba, me qëllim bashkimin e tij me lumin Urakë, nga ku më pas do të ndërohet një HEC me kapacitet 1.8 megavat. Për të denoncuar këtë fenomen në studion e Fax News, përballë gazetares Armela Ferko, kanë qenë Sazan Guri, inxhinier mjedisi si dhe Dhimitër Koleci, banor i zones.

Guri u shpreh se po ndryshohet 100% rrjedha e lumit, çka do të dëmtonte ndjeshëm këtë zonë, që është e njohur për nivelin e lartë të oksigjenit. Ata denoncojnë se banorët nuk janë pyetur aspak për ndërtimin e HEC-it, ndryshe nga sa e parashikojnë ligjet dhe konventat për dëgjesat publike.

“S’ka patur konsesus me ne, janë pyetur banorë që s’preken”, u shpreh Koleci.

Ndërkohë që Guri ka hedhur dyshime dhe në drejtim të Berzh teksa u shpreh: ”Si mundet që BERZH të vijë dhe të devijojë 100% rrjedhën e këtij lumi, dhe të formojë hecin 1.8 megavat në Ohër, si ka mundësi që të ndodhë kjo? Aty punësohen vetëm tre veta, kaq është e gjitha. Në këtë zonë të pashkelur jetojnë 30 lloj shkëmbinjsh, 120 bimë medicinale, ka persona që kanë qenë të sëmurë me diabet, janë kthyer në fshat dhe janë shëruar, është një zonë me pasuri të jashtëzakonshme, me oksigjen, është spital natyral. Mund të bëhet një zonë shumë e mirë kurative, këtë zonë kërkojnë që ta shkatërrojnë.

Zona është totalisht e virgjër, ka ujëvara dhe shpella të pazbuluara. Dëmtohen mijëra banorë, pasi ky lumë nuk thahet në asnjë ditë të vitit”. 

Ndërkohë që lidhur me takimet me kreun e Bashkisë së Burrelit, Koleci u shpreh se firma ndërtuese po manipulon duke thënë se lumi nuk ka ujë, pasi ai rrjedh në çdo muaj të vitit, dhe është ujë i pijshëm, për shkak se nuk kontaminohet nga asnjë element i rrezikshëm.

“Kemi pasur një takim me kreun e Bashkisë së Burrelit, i cili na tha se nuk do të kishte asnjë devijim. Ndërkohë që kur nisën punimet shkruan sërish dhe na thanë ‘’pse protestoni ju, atje ka vetëm një përruar”. Ajo zonë është e virgjër dhe lumi është i mbushur plot me trofë, ku do të shkojnë këto burime nëntokësore, ne nuk e duam rrugën e turpit që po ngre ajo firmë.

Nuk do të kalojmë, po na marrin ajrin dhe jetën, unë e kam vendosur që atje të rris fëmijët. Atje ka kulla madhështore, ne uji na kalon në derën e shtëpisë, aty pijmë dhe aty vadisim, kjo do të na linte ne pa jetë. Firma ka thënë që aty nuk ka ujë, gjë që nuk është aspak e vërtetë”, tha Koleci në Fax Neës.

Ndërkohë Guri hodhi akuza dhe më të forta, duke thënë se punimet për HEC-in do të pasohen dhe me leje për shfrytëzimin e pyjeve, dhe gurit mermer.

“I kemi kërkuar të gjithë institucioneve që të reagojnë, kryeministri nuk na ka kthyer asnjë përgjigje. Kompanitë italiane venë për të marrë gurin mermer, marrin drutë, pishat dhe ahun, kanë marrë një leje ata për të prerë dru për ngrohje, deri në 10 cm, dhe në fakt presin drurët e lartë.

Maunet që vijnë nga Kosova, kanë vetëm 2 m kub dru, dhe 18 të tjera plotësohen në Librazhd, nga përfaqësues që janë të lidhur me qeverinë. Pra nuk bën punë moratoriumi që kemi bërë ne për të mos prerë drutë”, u shpreh Guri.

Të dy të ftuarit vendosën theksin se me investimet e duhura, kjo zonë mund të kthehet në një pikë turistike mjaft e frekuentuar në vendin tonë, pasi ka një natyrë kuruese për këdo.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *